Please enter at least 3 characters.

Arrestohet nëna e vajzës që vdiq sot nga zjarri në një banesë në Prishtinë

2018/04/banesa-780x439-1.jpg

Është arrestuar E.A. (1990) nëna e vajzës 4-vjeçare e cila vdiq sot si pasojë e zjarrit në lagjën Ulpianë rruga “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

“Policia e Kosovës me autoritete kompetente po heton rrethanat dhe shkaqet se si ka ndodhur ky incident tragjik dhe sipas vendimit të prokurorit kujdestar i cili poashtu ka dal ne vendngjarje ndaj të dyshuarës femër shtetase e Shqipërisë është lëshuar aktvendim mbi ndalimin e përsonit të arrestuar dhe e njëjta është derguar në mbajtje për 48 orë”, tha për rtv21.tv zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Sipas policisë e arrestuara E.A nuk ka qenë aty kur banesa është djegur dhe viktima (fëmija) ka qenë i vetëm gjatë incidentit.

Hoxha tha se trupi i pajetë i fëmijës është dërguar për obduksion, përderisa hetimet nga njësitet kompetente janë në proces nën dyshimin se është kryer vepër penale “shkelje të detyrimeve familjare”.