Arrestohet babai me armën e të cilit djali i tij plagosi vëllain
12/08/2019
Një person është arrestuar në fshatin Barilevë të Prishtinës.
Ai është intervistuar nga policia për veprën penale armëmbajtje pa leje, pasi që më datën 10 gusht, fëmija i tij është plagosur nga vëllai i tij - me armën e prindit të tyre, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


