Please enter at least 3 characters.

Arrestohet babai i Rooneyt

2016/01/f.1006171138237_m.jpg

 Wayne Rooney senior, 48 vjeç besohet se është arrestuar në shtëpinë e tij në Derbyn Perëndimor, pas një aksioni të organizuar të policisë së Liverpoolit. Është arrestuar edhe xhaxhai i Rooneyt, Richie, 54 vjeç.

Këto arrestime vijnë pas akuzave se ndeshja mes Hearts dhe Motherwell e zhvilluar më datë 14 dhjetor 2010 ishte manipuluar dhe ku besohet se janë përfshirë edhe të afërmit e sulmuesit më të mirë anglez për momentin. /Telegrafi/