Please enter at least 3 characters.

Arrestohet 40 vjeçari në Prishtinë, dyshohet për grabitje

2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

Një person në kërkim është arrestuar sot rreth orës 01:00 nga njësitet policore të stacionit të veriut i dyshuar për një rast të grabitjes më 6 dhjetor 2024.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit A.A . mashkull, 40-vjeç, shtetas i Kosovës.

“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonalë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/