Arrestohen dy persona në Obiliq, rrahën një grua
03/11/2025
Dy persona janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, në Obiliq.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/


