Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dilerë nga Gostivari, policia u gjen 34 pako me heroinë

2016/01/laborator-i-drog-euml-s-n-euml-durr-euml-s_hd.jpg

Punonjësit policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, dje rreth orës 15:15 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, kanë privuar nga liria K.S.(52) dhe M.A.(60) nga Gostivari, pasi gjatë bastisjes te K.S. Janë gjetur 34 pako me heroinë.

Siç informojnë nga MPB-ja, të dy janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.