Arrestohen 9 hajna
Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se hetuesit e stacioneve policore të kryeqendrës në bashkëpunim edhe me ata të rajonit dhe stacioneve të tjera janë në vazhdimësi të operacioneve për kapjen e të dyshuarve për rastet e vjedhjeve.
Një nga këto operacione të organizuara mirë, u finalizua me sukses më datë 20.07.2014 nga ana e hetuesve të stacionit policor jugu dhe atyre të Podujevës të cilët pas një hetimi të detajuar ngritën dyshimin e arsyeshëm se në fshatin Bradash, komuna e Podujevës në një lokacion specifik po demontoheshin për tu shitur me pas për pjese rezervë veturat e vjedhura.
Ndërmarrja e këtij operacionit rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar atë ditë si dhe arrestimin e të dyshuarit të tretë tre ditë më pas. I dyshuari i katërt i njohur për policinë është ende ne arrati.
Në vendin e arrestimit policia gjatë kontrollit të ushtruar arriti të gjejë dhe të sekuestrojë: Pjesë të ndryshme të veturës Golf – V, pjesë të ndryshme të veturës Golf – III, pjesë këto të cilat pasi janë ekzaminuar dyshohet se u përkasin dy veturave të vjedhura kohë më parë në zonë jugore të kryeqendrës.
Operacioni tjetër është ndërmarrë më datë 22.07.2014 me ç’ rast janë arrestuar katër persona të dyshuar për raste të ndryshe të vjedhjeve të rënda veçmas të vjedhjeve nga shtëpitë si dhe vjedhjeve të veturave.
Përgjatë këtij operacioni policia gjatë kontrolleve të ushtruara ka arritur te gjejë dhe të sekuestroj: një veturë BMË,një veturë Reno Tëingo,çelësa të ndryshëm të veturave dhe banesave, dy televizor plazma, një video kamerë,dy orë dore, 38 (tridhjetetetë) mbushje telefoni të Shqipërisë, 25 ( njëzetepesë) mbushje interneti të Shqipërisë.
Ndaj të gjithë të dyshuarve policia ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe aktualisht po punon për të sqaruar dhe ndriçuar të gjitha rrethanat që ndërlidhen me këto raste, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/


