Please enter at least 3 characters.

Arrestohen 11 gazetarë në Turqi

2022/10/1666725188-000_9PF7TN-750x500-1.jpg
401:"Turkish police members detain a man during a demonstration held to mark the sixth anniversary of the twin suicide attacks that killed 104 people, in Ankara on October 10, 2021. - On October 10, 2015, 104 people were killed in twin explosions in Turkey's capital Ankara, targeting activists gathering for a peace rally organised by leftist and pro-Kurdish opposition groups. (Photo by Adem ALTAN / AFP)
3:"AFP

Policia turke bastisi disa qytete dhe arrestoi 11 gazetarë të lidhur me mediat pro-kurde për lidhjet e tyre të dyshuara me militantët kurdë, thanë zyrtarët.

Arrestimet u kryen pak ditë pas miratimit të një ligji të ri të diskutueshëm për median, i cili parashikon dënime me burg për personat që përhapin "dezinformata" për të shkaktuar "shqetësim, frikë dhe panik në publik".

Agjencia pro-kurde e lajmeve "Mesopotamia" raportoi se kryeredaktori i saj Diren Yurcever dhe tetë gazetarë të tjerë u morën për t'u marrë në pyetje. Bastisjet u kryen njëkohësisht në shtëpitë e tyre në Ankara, Stamboll dhe pesë qytete të tjera.

Sipas raportit janë arrestuar edhe dy gazetarë të agjencisë “Jean News”.

Policia konfirmoi se arrestimet janë kryer dhe në “Twitter” thuhet se të dyshuarit janë marrë për shkak të përmbajtjes informative “që e nxisin opinionin në urrejtje dhe armiqësi”.

Policia në Ankara akuzon agjencinë "Mesopotamia" se vepron si një "këshill shtypi" i Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit dhe e përshkruan veprimin e tyre si një "operacion anti-terrorist". /Telegrafi/