Arne Slot konfirmon se Alisson do të mungojë për disa javë, ofron lajme edhe për Ekitike dhe Chiesa
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka konfirmuar se portieri numër 1, Alisson Becker, do të mungojë për një kohë të gjatë dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Chelseat dhe ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare për Brazilin.
Portieri brazilian ka pësuar një dëmtim në muskujt e pasmë të kofshës, i cili kërkon një periudhë rikuperimi prej të paktën gjashtë javësh.
Slot nuk dha një datë të saktë për rikthimin, duke lënë të hapur mundësinë që mungesa të zgjasë edhe më shumë, në varësi të ecurisë së rikuperimit.
Në mungesë të brazilianit, portieri rezervë Giorgi Mamardashvili do të marrë rolin e titullarit në sfidën e rëndësishme ndaj Chelseat, ndërsa Liverpooli përballet me një situatë të vështirë për shkak të mungesave të shumta në skuadër.
Megjithatë, lajmet janë më pozitive sa i përket gjendjes së dy lojtarëve ofensivë, sulmuesit Hugo Ekitike dhe anësorit Federico Chiesa.
Të dy janë afër rikthimit në stërvitje pas dëmtimeve të lehta të pësuara në ndeshjet e fundit dhe po monitorohen nga stafi mjekësor për të vendosur nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/


