Please enter at least 3 characters.

Armina flet për martesën me Shkëlzen Berishën, djalin e Sali Berishës

2016/01/armina-e1459582926588.jpg

Bukuroshja e njohur e ekranit ka qenë këtë të premte tek "Oktapod" në Vizion Plus. E ftuar për të ndarë eksperiencat e saj si e fashionista në eventet e modës dhe jo vetëm, Armina u ngacmua gjithashtu për jetën private.
Marrëdhënia e saj me djalin e ish-kryeministrit vazhdon të ngjallë interes në publik, ndaj moderatori Turjan Hyska këmbënguli t'i nxjerrë ndonjë lajm në lidhje me martesën.

Armina duket se e kaloi me sukses këtë moment të vështirë duke thënë se ende nuk e kanë planifikuar këtë hap të rëndësishëm të lidhjes së tyre.

Megjithatë ajo zbuloi se kishte dëshirë që pas kurorëzimit, t'i mbajë të dy mbiemrat, pra Armina Mevlani Berisha. /Telegrafi/