Arena e Yjeve – Episodi Jubilar: Rrëfimet më të fuqishme nga Rrudhani, Zyba, Valon Berisha, Korenica dhe Lirim Kastrati
Në episodin jubilar të podcastit “Arena e Yjeve”, sjellim një përmbledhje të veçantë me disa nga momentet më të fuqishme dhe emocionuese të rrëfyera nga yjet e futbollit shqiptar që kanë qenë pjesë e këtij formati – Donat Rrudhani, Qendrim Zyba, Valon Berisha, Meriton Korenica dhe Lirim Kastrati. Ky episod vjen me përkrahjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Nga fëmijëria mes pengesave e deri te rrugëtimi drejt majave të futbollit profesionist, do të rikujtojmë historitë më frymëzuese të këtyre lojtarëve që kanë lënë gjurmë në arenën vendore dhe ndërkombëtare.
Përmes këtij episodi special, dëgjuesit do të kenë mundësi të ndjejnë emocionin e përfaqësimit të Kosovës, të kuptojnë sfidat e transferimeve në ligat më të mëdha evropiane dhe të preken nga betejat personale që kanë formuar karakterin e këtyre sportistëve.
“Arena e Yjeve” nuk është vetëm një podcast, por një platformë që i jep zë dhe hapësirë talentëve shqiptarë, duke ndërtuar një urë mes sportit dhe publikut.
Episodi jubilar do të transmetohet të shtunën (2 gusht) në ora 17:10 në RTV Dukagjini dhe do të jetë i qasshëm gjithashtu në YouTube në kanalin zyrtar të Telegrafit.
Mos e humbisni këtë përmbledhje të jashtëzakonshme – një reflektim mbi rrugëtimin e yjeve tanë dhe fuqinë e pasionit në sport. /Telegrafi/


