Please enter at least 3 characters.

Ardi Veliu do të menaxhojë prodhimin dhe tregtinë shtetërore të armëve në Shqipëri

2018/02/ardi-veliu-1-e1517841857819.jpg

Ardi Veliu, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është caktuar të menaxhojë Prodhimin dhe Tregtinë Shtetërore të Armëve.

Veliu do të jetë administrator i shoqërisë shtetërore “KAYO” me fond fillestar 3 milionë euro, për prodhim, demilitarizim dhe tregimin e armëve e municioneve.

Pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u vendos në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në shtator 2022, ndërsa dha dorëheqjen nga ai post në tetor 2023. /Telegrafi/