Please enter at least 3 characters.

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

2024/06/Screenshot-2024-06-27-232513.png

Ylli turk Arda Guler ka fituar më shumë ndjekës në Instagram sesa Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe gjatë Euro 2024, zbulojnë shifrat e reja.

Analiza nga Apuestas Deportivas përpiloi të dhëna midis 13 qershorit, një ditë para fillimit të Euros, dhe 27 qershorit - disa orë pas përfundimit të fazave të grupeve.

Gjetjet e tyre, thonë se i riu i Real Madrid, Guler, fitoi më shumë se një milion ndjekës në Instagram në këtë periudhë, me Ronaldon e Portugalisë, Jude Bellinghamin e Anglisë dhe Mbappe të Francës që përfituan po ashtu në mediave sociale.

Ndërsa të tre kanë më shumë ndjekës se Guler, aksionet e turkut padyshim po rriten me shpejtësi.

Guler u fut në skenën me një gol mahnitës për Turqinë në fitoren hapëse të Euro 2024 ndaj Gjeorgjisë në fillim të këtij muaji.

Gjetjet po ashtu tregojnë se Robert Lewandowski i Polonisë përfundoi duke humbur më shumë se 20,000 ndjekës në këtë periudhë pasi vendi i tij doli nga gara./Telegrafi/