Please enter at least 3 characters.

Arben Dibrani sjell këngën e re "Sonte ti ku je"

2018/11/arti2.jpg

Këngëtari Arben Dibrani, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Sonte ti ku je" mban titullin kënga e re , e cila është ritmike në sensin e baladës.

Kënga është punuar në studion e këngëtarit Blero, i cili ka shumë emra tashmë nën menaxhim.

Muzika është realizuar nga Benny, teksti nga ImperiALB, dhe orkestrimi nga Arti.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft këngës.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur BUG Production.

Arben Dibrani, është një emër mjaft i pëlqyer për këngët e tij, teksa nuk mungon angazhimi në koncerte e mbrëmje të ndryshme. /Telegrafi/