Please enter at least 3 characters.

Aq shumë ndeshje, aq shumë fitore – Klopp nuk e dinte sa pikë është Liverpooli përpara

2020/01/JurgenKlopplojtar-2.jpg
320:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - JANUARY 23: Jurgen Klopp, manager of Liverpool, Andrew Robertson and Trent Alexander-Arnold applaud the fans after the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Liverpool FC at Molineux on January 23, 2020 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar aq shumë ndeshje së fundmi, saqë Jurgen Klopp nuk ka arritur t’i mbledhë pikët e arkëtuara, prandaj nuk e ka ditur se cila është diferenca me përcjellësin e parë.

Pas triumfit ndaj Wolverhampton Wanderers (2-1), lideri i Ligës Premier është distancuar me 16 pikë nga vendi i dytë që aktualisht mbahet nga kampioni në fuqi, Manchester City.

Në rrugëtimin e vet për ta fituar titullin e Anglisë pas shumë vitesh, Liverpooli e regjistroi edhe ndeshjen e 40-të pa humbje, ndërsa është thuajse e pamundur që dikush t’ia rrëmbejë titullin këtë sezon.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Më është dashur të pyes se sa pikë jemi përpara, kjo është e vërteta. Vërtet harrova gjatë javës, për shkak të numrit të ndeshjeve, nuk kisha menduar”, ka treguar Klopp.

Njëherësh, ai ka thënë se nuk e di nëse ka pasur presion më shumë në sezonin e kaluar apo këtë sezon. Trajneri ka theksuar se thjesht nuk mendon për këtë çështje, por qëllimi i tij dhe skuadrës është që t’i fitojnë ndeshjet. /Telegrafi/