Please enter at least 3 characters.

Apple në vendin e parë në treg edhe me ora

2017/06/applewatch_familybunch_half.jpg.og_.jpg

Sipas të dhënave të lëshuara nga firma për hulumtim të tregut Strategy Analytics, Apple pretendon se ka mbi 50% - 53% për të qenë të saktë - të tregut global me orat e saj Apple Watch në tremujorin e parë të vitit në vazhdim, duke ruajtur pozicionin e saj të liderit.

Vendi i dytë ishte i rezervuar nga Samsung, të cilët morrën 12.8% të tregut. Gjiganti teknologjik i Koresë së Jugut tejkaloi Fitbit, i cili erdhi në vendin e tretë me 12.2% të tregut. Raporti ia atribuoi suksesin e Samsung përmes përmirësimit të Gear S3.

Sa i përket dërgesave totale të produkteve, Apple përsëri e kryesoi listën me 16% të aksioneve, ndërsa pozicionet e dyta dhe të treta u pretenduan nga Xiaomi dhe Fitbit me përkatësisht 15.5% dhe 12.3% të tregut.