Please enter at least 3 characters.

Aplikacionet e iPhone dhe iPad do të jenë të disponueshme në dyqanin e App Store të kufjeve Vision Pro

2023/09/Apple-WWCD23-Vision-Pro-rotation-230605.jpg.large_2x-1.jpg

Dyqani App Store për kufjet Vision Pro do të përfshijë në mënyrë automatike të gjitha aplikacionet e përshtatshme të iPhone dhe iPad.

Të martën, Apple tha se do të lansojë App Store-in e ri, ku pritet të përkojë me versionin beta të visionOS, transmeton Telegrafi.

VisionOS është sistemi operativ që do të përdoret në kufjet Vision Pro.

Kështu, aplikacionet e iPad dhe iPhone do të shfaqen së bashku me aplikacionet e visionOS në dyqanin e ri të AppStore për këto kufje.

Siç ka thënë Apple më herët, kompania do të importojë automatikisht aplikacionet e iOS dhe iPadOS në sistemin e saj të ri operativ të realitetit të përzier “pa punë shtesë”. /Telegrafi/