Please enter at least 3 characters.

Anulohet seanca për rastin "Tender", munguan dëshmitarët

2016/01/ministrja-milevska-dizajni-i-quot-n-euml-n-euml-tereza-quot-euml-sht-euml-publikuar-nuk-e-di-se-si-nuk-e-keni-par-euml-video_hd.jpg

Seanca për rastin e PSP-së "Tender" për shkak të mungesës së dëshmitarëve të ftuar, është anuluar për 4 prill.

Në seancë e pranishme ishte ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska, e cila akuzohet për shkelje të procedurës gjatë dhënies së tenderit për ndërtimin e muzeut të OBRM-së.

Gjyqtari Osman Shabani tha se me akt do t'i sigurojë dëshmitarët në seancën e ardhshme.

"Me faktin se nuk janë të pranishëm dëshmitarët e ftuar seanca anulohet, por do t'i sigurojë nëpërmes telefonit dhe do të marrë përgjigje nga MPB", tha gjyqtari Osman Shabani./Telegrafi/