Please enter at least 3 characters.

Antonio Rudiger lojtar i Real Madridit, dalin detajet e marrëveshjes

2022/05/279908598_550416883106144_8999062266249504499_n.jpg

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, do të bashkohet me gjigantin spanjoll Real Madrid.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, para pak çastesh e ka konfirmuar se tashmë ka marrëveshjes mes dy palëve dhe Rudiger nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtari më i ri i Realit.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratën që do ta mbajë të lidhur me Real Madridin deri në qershor të vitit 2026.

Real Madridi do ta bëjë zyrtare transferimin e Rudiger në fund të këtij sezoni dhe jo tani për arsyeje respekti ndaj Chelseat.

Trajneri Carlo Ancelotti ishte ndër faktorët kyç pasi që e kishte Rudigerin prioritet për ta transferuar, për projektin e Real Madridit për sezonin 2022/23. /Telegrafi/