Please enter at least 3 characters.

Antonella mezi po ambientohet në Paris, një arsye që mund ta shtyjë Messin të kthehet në Barcelonë?

2022/01/photo1642424309595-16424243100272122341026.jpg
275:"PARIS, FRANCE - OCTOBER 15: Lionel Messi of Paris Saint-Germain react with his wife Antonella Roccuzzo during the Ligue 1 Uber Eats match between Paris Saint Germain and Angers SCO at Parc des Princes on October 15, 2021 in Paris, France. (Photo by Xavier Laine/Getty Images)

Lionel Messi i Parisit ende nuk është ai që të dashuruarit me futbollin kanë parë te Barcelona.

Përshtatja në skuadrën e re, ku luajnë edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Neymar e Mbappe, ka kërkuar kohë. Por nuk është vetëm kjo. Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm, që mund të ketë ndikim në të ardhmen e afërt të sulmuesit. Gazeta katalane “El Nacional” siguron se bashkëshortja e yllit të Barçës po jeton një makth të vërtetë në Francë.

Bukuroshja Antonela Roccuzzo thuhet se është e pakënaqur me jetën e saj të re në Paris, mes motit të keq dhe një gjuhe tjetër të komplikuar. Familja e Messit jeton në një shtëpi të madhe, në një zonë ekskluzive të qytetit, por nuk mjafton. Antonela kërkon të kthehet në Katalunjë, ku të gjithë ishin të lumtur, transmeton SuperSport.

Për këtë zonja Messi dyshohet se po i bën presion bashkëshortit të saj që të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer në klubin e tij të vjetër. Sipas “The Sun”, megjithatë, Messi planifikon të respektojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, e cila do të skadojë në vitin 2023.