Please enter at least 3 characters.

Anne Hathaway tërheq vëmendjen me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, kanë bërë debutimin e tyre si çift në Instagram, duke ndarë poza romantike para se të merrnin pjesë në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce në New York.

Fotografitë u publikuan nga stilistja e flokëve Laurie Zanoletti, e cila kujdeset për pamjen e çiftit. Në imazhe, aktori 62-vjeçar dhe stilistja e bizhuterive 33-vjeçare shfaqen të veshur me të zeza, ndërsa pozojnë të përqafuar para eventit.

Më vonë, Ines i ripostoi fotografitë në InstaStory, duke zgjedhur këngën "Lover" të Taylor Swift si kolonë zanore dhe duke shtuar një emoji zemre në një prej fotografive me Pitt, shkruan DailyMail.

Megjithatë, ajo ende nuk ka publikuar imazhe të çiftit në profilin e saj kryesor.

Pas ceremonisë, Brad Pitt dhe Ines de Ramon u panë duke u larguar së bashku nga eventi në një automjet, në shoqërinë e muzikantit Beck.

Paraqitja e tyre vjen mes raportimeve se, pavarësisht lidhjes së konsoliduar dhe marrëdhënies së ngushtë të Ines me familjen e aktorit, Brad Pitt nuk ka plane për martesë.

Sipas burimeve pranë tij, familja e ka pranuar plotësisht Ines dhe e konsideron tashmë pjesë të saj, por aktori nuk synon të martohet sërish pas divorcit të gjatë dhe të bujshëm nga Angelina Jolie. /Telegrafi/