Please enter at least 3 characters.

Ankohet në fansat dhe gazetarët, Salah: Nuk kam mundur të shkoj në xhami për ta falur namazin e Bajramit, kjo nuk është normale

2019/06/08sds_1528346942.jpg
375:"Iraqi footballer Hussein Ali, who plays for the Iraqi Al-Zawraa FC and is a lookalike of Liverpool's Egyptian forward Mohamed Salah, poses for pictures in the capital Baghdad, on June 4, 2018. With his black beard, curly hair and football shirt, Iraqi striker Hussein Ali is often mistaken for one of the world's top players: Egypt's Mohamed Salah. / AFP PHOTO / SABAH ARAR
3:"AFP

Futbollisti i Liverpoolit, Mohammed Salah aktualisht po kalon nëpër një faze të rëndësishme në jetë pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Gjegjësisht, egjiptiani është bërë peng në shtëpinë e tij, pasi nuk mund të dalë nga numri i madh i gazetarëve dhe tifozëve që po kërkojnë të takohen me lojtarin.

Madje, 26-vjeçari ka pohuar se nuk ka arritur që të shkojë në xhami për të falur namazin e Bajramit.

(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

"Ajo se çfarë bëjnë individët, por edhe gazetarët, nuk kanë të bëjnë aspak me dashurinë. Unë nuk mund të dilja nga shtëpia dhe të shkoj në namazin e Bajramit. Kjo quhet mosrespektim për privatësinë dhe jo-profesionalizëm", shkroi Salah në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që diçka e ngjashme i ndodh atij pasi që edhe në të kaluarën kishte këso lloj problemesh.

Ndryshe, Salah i kishte kërkuar Federatës së Futbollit të Egjiptit që të përforcojnë sigurinë e tij kur ishte me ekip kombëtar sepse tifozët ishin të fiksuar pas tij. /Telegrafi/