Please enter at least 3 characters.

Anglia shkatërron Çekinë në Wembley, Sterling shënon het-trik

2019/03/Anglia.jpg
326:"LONDON, ENGLAND - MARCH 22: Raheem Sterling of England (11) celebrates after scoring his team's first goal with team mates during the 2020 UEFA European Championships Group A qualifying match between England and Czech Republic at Wembley Stadium on March 22, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Çekisë në ndeshjen e tyre në shtëpi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate ka arritur t'i nis mirë ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian pasi ka shënuar fitore në thellë në ndeshjen hapëse të Grupit A.

Tre Luanët kanë arritur të fitojnë thellë dhe me lehtësi të madhe në shtëpi ndaj Çekinë, ku lojtari kryesor i ndeshjes ishte padyshim Raheem Sterling me het-trik.

Kane ishte i saktë nga pika e bardhë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 24 minutave dhe ishte Sterling, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Jadon Sancho, ndërsa Harry Kane dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, Anglia vazhdoi shkëlqimin dhe dominimin nën regjinë e Sterling, i cili shënoi në minutën e 62-të për 3-0, ndërsa e kompletoi het-trikun në minutën e 68-të për 4-0.

Sterling shkëlqeu duke shënuar het-trik (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 84-të ishte Tomas Kalas që shënoi autogol duke vulosur fitoren e Anglisë me rezultat përfundimtar 5-0.

Në këtë grup më herët Bulgaria dhe Mali i Zi luajtën baras 1-1, ndërsa gjithashtu gjendet edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila i fillon ndeshjet eliminatore të hënën ndaj bullgarëve. /Telegrafi/

https://twitter.com/BvbVideos/status/1109191764638867461

https://twitter.com/ttsoccer_/status/1109192720466231296

https://twitter.com/merlincity/status/1109200631057645568

https://twitter.com/ttsoccer_/status/1109202536421052416