Anglia humbi nga Franca, por të gjithë po flasin për golin e shënuar ‘alla Messi’ të Phil Foden
18/06/2019
Anglia U21 edhe pse ka humbur nga bashkëmoshatarët e tyre francez, janë bërë temë e medieve, shkaku i golit të bukur të shënuar nga mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden.
Për Anglinë ishte ndeshja hapëse, ku pësuan nga Franca U21 me rezultat 2-1. Franca humbi dy penallti në këtë ndeshje.
Goli i yllit të ri të Manchester Cityt, Phil Foden, e hapi ndeshjen, por që ishte gola spektakolar që di të shënojë vetëm Lionel Messi.
Ai i kaloi katër lojtarë francez për ta gjetur portën.
Nanitamo Ikone shënoi në portën e Henderson në fund të ndeshjes, ndërsa Aaron Wan-Bissaka, tundi rrjetën e gabuar për ta mbyllur ndeshjen. /Telegrafi/


