Please enter at least 3 characters.

Angazhimi i Ranierit te Sampdoria: Klubi e pyeti Tottin për të, ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Romës që e do dhe në ditëlindjen e tij

2019/10/FrancescoTottiRanieri-1.jpg
253:"SIENA, ITALY - SEPTEMBER 13: Claudio Ranieri the coach of ASRoma watches his players training before the Serie A match between AC Siena v AS Roma at Artemio Franchi - Mps Arena on September 13, 2009 in Siena, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Sampdoria vendosi ta angazhonte Claudio Ranierin në postin e trajnerit, pasi kishte kërkuar këshilla nga Francesco Totti dhe Antonio Cassano.

Strategu italian nënshkroi për klubin e 17-të në karrierën e tij, ndërkohë që në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra, si Valencia, Roma, Chelsea, Juventus e Inter.

Sipas gazetës Il Secolo XIX, presidenti Massimo Ferrero nuk ishte i sigurt nëse duhej ta angazhonte trajnerin, i cili e shpalli Leicester Cityn kampion të Ligës Premier (në sezonin 2015/2016).

Francesco Totti dhe Claudio Ranieri (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Për këtë arsye, ai i kishte kontaktuar dy ish-lojtarët e Romës, Totti dhe Cassano, për të marrë mendimin e tyre nëse duhej ta angazhonte trajnerin.

Dhe të dy lojtarët, e sidomos ikona romake, Francesco Totti, kanë thënë fjalë të mira për 67-vjeçarin duke e bindur kreun e Sampdorias që t'ia besojë skuadrën.

Është interesante të theksohet se debutimi i Ranierit në bankën e klubit të ri do të jetë pikërisht në ndeshjen kundër Romës dhe më 20 tetor kur do të jetë ditëlindja e 68-të e tij. /Telegrafi/