Please enter at least 3 characters.

Anderson mohon kalimin te United

2016/03/felipe.jpg

Mesfushori i talentuar i Lazios, Felipe Anderson ka mohuar se ndodhet afër transferimit te skuadra e Manchester United.

Reprezentuesi brazilian ka thënë për mediat italiane se nuk ka asgjë konkrete dhe se është i përkushtuar në paraqitjet te skuadra laciale.

''Nuk ka asgjë konkrete. Gazetat flasin për transferimin tim në Ligën Premier, por unë jam lojtar i Lazios dhe dua të bëj gjëra të mira këtu''

''Nëse luaj mirë do të marë ftesë edhe nga kombëtarja ime, ky është synimi që kam'', u shpreh Anderson.