Amir Rrahmani realizon supergol për Napolin
12/08/2026
Ylli i Napolit Amir Rrahmani ka shënuar një gol të bukur në miqësoren ndaj klubit grek Aris.
Rrahmani realizoi nga distanca ku e la të shtangur portierin e ekipit kundërshtar.
Me një goditje të fuqishme precize, Rrahmani s’i dha asnjë shans portierit për ta kaluar Napolin në epërsi (19’).
🚨⚽| GOAL: WHAT AN AMAZING GOAL BY AMIR RRAHMANI!!!!
Napoli 1-0 Aris pic.twitter.com/NkQlmfshBy
— Futball Centa (@futballcenta) August 12, 2026
Përndryshe, Rrahmani pritet që sërish të jetë titullar te skuadra e Napolit, e cila ka për objektiv ta fitojë titullin kampion në Itali./Telegrafi/


