Please enter at least 3 characters.

Amerikani tentoi të gjente Zagrebin në hartën e Evropës, pamjet bëhen virale

2023/11/1-30.jpg

Një lojë e re në TikTok i ka ‘sëmurë’ shumë amerikanët. Bëhet fjalë për supozimin e qyteteve evropiane në një hartë.

Një amerikan i quajtur Jacob u bë viral pasi luftoi për të shqiptuar dhe gjetur Lubjanën, transmeton Telegrafi.

Kjo video është parë mbi 15 milionë herë. Pas kësaj, ai vendosi edhe një herë të dëshmojë (mungesën) e njohjes së tij për Evropën – duke tentuar ta gjejë Zagrebin.

"E di që Kroacia është këtu diku", tha ai me besim teksa vendosi Zagrebin në territorin e Bullgarisë. Kjo video është parë mbi gjysmë milioni herë.

"Të paktën e di që Zagrebi është në Kroaci", e lavdëroi një komentues.

“Epo, faleminderit që njohët arritjet e mia”, tha amerikani me shaka pas një tjetër dështimi gjeografik. /Telegrafi/