Please enter at least 3 characters.

Ambasadori gjerman falënderon Kosovën për strehimin e pesë gazetarëve nga Afganistani

2022/11/Jorn-Rohde-ambasador-i-Gjermanise-takohet-me-Komisionin-per-Pune-te-Jashtme-dhe-Diaspore-foto-Ridvan-Slivova-6-e1692291529283.jpg

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për strehimin e pesë gazetarëve afgan në Kosovë.

Përmes një postimi në twitter Rohde ka thënë se kjo vepër u përkrah edhe nga Gjermania.

“E falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për ofrim të strehimit në Kosovë për pesë gazetarë nga Afganistani me përkrahje të Gjermanisë në bashkëpunim me organizatat partnere AGK dhe ECPMF” – shkroi Rohde.

Ambasadori tutje potencoi se ky veprim paraqet kontribut për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shtypit.

“Mbështetje kuptimplote për mbrojtjen e lirisë së shtypit, kontribut i prekshëm për sigurinë e gazetarëve dhe përkushtim i qartë ndaj vlerave tona të përbashkëta. Mirënjohës për këtë bashkëpunim të rëndësishëm në kohë sfiduese”, shtoi ai.

Kosova ka ofruar strehim edhe për gazetarët nga Ukraina./Telegrafi/