Please enter at least 3 characters.

Altin Zeqiri vazhdon me formë të mirë, realizon dy gola në Superligën e Turqisë

2024/04/432774480_430626346025634_1816450617629551655_n.jpg

Altin Zeqiri ka vazhduar formën e shkëlqyer me fanellën e Rizesporit në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kosovar ka gjetur dy herë golin në ndeshjen Rizespor - Antalyaspor që u mbyll 3-0.

Ishte minuta e 35-të e ndeshjes, kur Olawoyin asistoi bukur te sulmuesi dardan i cili nga afërsia realizoi për 1-0.

Sulmuesi gjeti sërish golin në minutën e 60-të për 2-0.

Për sulmuesin dardan ky ishte goli i katërt këtë kampionat në Turqi, derisa ka asistuar edhe në pesë të tjerë. /Telegrafi/ 

https://twitter.com/FootColic/status/1779515379439517941