Please enter at least 3 characters.

Allegri zgjidhet trajneri i vitit në Itali

2018/03/Allegri-2.jpg
219:"LONDON, ENGLAND - MARCH 06: Massimiliano Allegri, Coach of Juventus speaks to the media during the Juventus press conference at Wembley Stadium on March 6, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka fituar çmimin "Bankina e Artë" për tu zgjedhur trajner i vitit në Serie A.

Allegri ka fituar një çmim të madh individual gjatë të dielës në Itali.

Trajneri i Juventusit është zgjedhur si trajneri më i mirë i vitit 2017 duke fituar kështu çmimin "Bankina e artë"

Allegri në këtë garë arriti t'i lë mbrapa dy trajner të njohur, që patën sukses me ekipet e tyre repektive.

50-vjeçari mposhti në këtë garë trajnerin e Atalantas, Gian Piero Gasperinin, i cili u rendit i dyti dhe Maurizio Sarrin e Napolit që mbeti i treti.

Ky çmim i Allegrit erdhi pasi trajneri udhëhoqi skuadrën drejt titullit të gjashtë radhazi në Serie A sezonin e fundit dhe fitoren e tretë radhazi të Kupës së Italisë.

Kjo ishte hera e tretë që Allegri e fiton çmimin më të madh për trajner në Serie A, duke u barazuar me tre trajnerë tjerë të mëdhenj.

Nga tri herë këtë çmim e kanë fituar edhe Antonio Conte, Marcello Lippi dhe Fabio Capello. /Telegrafi/