Please enter at least 3 characters.

Allegri: Ronaldo ka bërë sezon të jashtëzakonshëm, është edhe ai i zhgënjyer si të gjithë ne

2019/04/GettyImages-1129920320-1-e1555679101218.jpg
272:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 15: head coach Massimiliano Allegri (L) of Juventus congratulates Cristiano Ronaldo after his substitution during the Serie A match between Juventus and Frosinone Calcio on February 15, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi pësoi disfatë para adhuruesve të vet nga Ajax 1-2.

Me rezultat të përgjithshëm 3-2, kampionët në fuqi të Italisë janë eliminuar në çerekfinale gjë që ka sjell dëshpërim në kampin bardh e zi.

Trajneri Massimiliano Allegri ka folur për eliminimin dhe yllin e tij më të madh Cristiano Ronaldo.

“Ronaldoka bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe nesër do të jetë në fushë nga minuta e parë. Cristiano është e ardhmja e Juventusit, është një lojtar i madh dhe do të bëjë sërish një sezon të madh vitin tjetër”.

Massimiliano Allegri dhe Cristiano Ronaldo. . (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Është i qetë, i zhgënjyer si të gjithë ne sepse jemi eliminuar Liga e Kampionëve, që kemi dashur ta fitojmë”, tha Allegri.

Krejt në fund tekniku i bardhezinjve tha se duhet ta marrin edhe një pikë për titullin e kampionit.

“Na duhet ende një pikë në kampionat, përderisa nuk e kemi duhet të jemi të kujdesshëm. Më pas do të planifikojmë të ardhmen”, përfundoi trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë. /Telegrafi/