Please enter at least 3 characters.

Allegri pa fjalë për referimin: Merituam së paku vazhdimet

2018/04/Allegri-buffon.jpg
359:"MADRID, SPAIN - APRIL 11: Massimiliano Allegri, Head Coach of Juventus speaks to Gianluigi Buffon of Juventus as he leaves the pitch after recieving a red card during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur i dëshpëruar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ishte gjyqtari Oliver ai që dha një penalti kontraverse në fund të duelit që ja mundësoi Ronaldos të shënojë për 3-1 dhe të anulojë performancën fantastike të Juves për 92 minuta në Bernabeu.

Vet Allegri nuk e komentoi referimin, por tha se u shpreh i zhgënjyer për lojtarët.

(Foto: Getty Images)

"Nuk dua të gjykoj atë që bëri gjyqtari".

"Ndihem keq për djemtë të cilët bënë mirë në Torino për 60 minuta dhe nuk shënuan gola të cilat i bënë sonte. Penaltia ishte e kundërta e asaj që ndodhi në Torino me Cuadradon. Siç kam thënë edhe më herët, ai incident e vendosi kualifikimin".

"Ne merituam të shkojmë së paku në vazhdime, pasi kam pasur edhe dy zëvëndësime që kanë mundur të na japin një shtytje përpara në lojë".

(Foto: Getty Images)

"Ose është dashur t'i bëj më herët zëvëndësimet dhe të rrezikoj gjithçka ose të pres në vazhdime për të zgjidhur situatën. Ne nuk ishim në rrezik në fund të ndeshjes".

"Tash fokusohemi në Scudetto që ta sjellim atë në shtëpi. Ne duhet të jemi më të fortë pasi gjëra të tilla duhet t'i lejojmë të na forcojnë", deklaroi Allegri për Mediaset pas ndeshjes. /Telegrafi/