Please enter at least 3 characters.

Allegri: Do ta zgjedh një skuadër që më pëlqen

2019/05/MassimilianoAllegritrofe.jpg
275:"TURIN, ITALY - MAY 19: Head coach Massimiliano Allegri of Juventus celebrates during the awards ceremony after winning the Serie A Championship during the Serie A match between Juventus and Atalanta BC on May 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Massimiliano Allegri thotë se nuk e ka problem që të bëjë një pushim njëvjeçar në rast se nuk merr ofertën e duhur pas largimit nga Juventusi.

Klube të shumta evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e 52-vjeçarit, siç janë Chelsea dhe Bayern Munichu, por ai nuk do të ngutet dhe do ta presë ofertën e ndonjë klubi që i pëlqen.

"Kur të vijë oferta, do të kthehem në bankë, përndryshe do të pushoj një vit. Nëse e kam mundësinë të zgjedh, do ta zgjedh një skuadër që më pëlqen".

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Ofertat konkrete? Akoma jo. Të flasim tash për të ardhmen, nuk ka ndonjë kuptim të flasim tash për të ardhmen", ka deklaruar Allegri për DAZN.

Strategu italian e ka fituar titullin e Serie A në pesë sezonet sa ja qenë në krye të Juves, ndërsa beson se skuadra do të jetë akoma më e fortë në vitet në vazhdim. /Telegrafi/