Please enter at least 3 characters.

Alibaba investon në Snapchat, dhe e vlerëson me 15 miliardë dollarë

2016/01/alibaba-investon-n-euml-snapchat-dhe-e-vler-euml-son-me-15-miliard-euml-dollar-euml_hd.jpg

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike ka investuar 200 milionë dollarë në Snapchat, thuhet sipas dy njerëzve të njohur me transaksionin.

Por vlera e marrëveshjes me Snapchat e sheh këtë fundit si një biznes që vlen 15 miliardë dollarë, që është një ngritje e konsiderueshme në vlerësimin e aplikacionit.

Më parë, Snapchat kishte ngritur fonde nga të paktën dy investitorë, Yahoo dhe Kleiner Perkins Caufield & Byers, në një raund të financimit që e vlerësonte Snapchat me 10 miliardë dollarë. (Telegrafi)