Alban Skënderaj “ndez” Prishtinën
26/06/2015
Pas Tiranës dhe Gjakovës, koncerti “Tingujt e Ditarit Tim” i kantautorit shqiptar, Alban Skënderaj, u mbajt edhe në Prishtinë.
Vazhdimisht gjatë koncertit, publiku këndonte bashkë me Skënderajn, por edhe vallëzonte, duke dhuruar kështu një atmosferë të jashtëzakonshme në këtë mbrëmje.
“Eklips”, “Një herë në jetë”, “Refuzoj”, “Nëse thua po” e “24 orë” ishin disa nga hitet që Skënderaj interpretoi në këtë koncert, i cili zuri vend në Amfiteatrin e Gërmisë, transmeton Koha.net.
“Kjo është mënyra se si dua të prezantohem unë. Ky është një piknik në natyrë dhe dua ta përjetoni, ju dua me zemër”, tha ndër të tjera Albani gjatë koncertit.
Më shumë rreth këtij koncerti do të mund të kuptoni në “Express”-in e së premtes, nga ora 20:15. /koha.net/


