Please enter at least 3 characters.

ALBA Qeramika shpall fituesit e lojës shpërblyese për ndeshjen Galatasaray vs Arsenal

2016/01/alba-qeramika-shpall-fituesit-e-loj-euml-s-shp-euml-rblyese-p-euml-r-ndeshjen-galatasaray-vs-arsenal_hd.jpg

ALBA Qeramika ka një muaj që ka hapur lojën shpërblyese për 4 bileta për adhuruesit e futbollit për të parë ndeshjen mes Galatasaray dhe Arsenal, në Turk Telekom Arena, në Stamboll të Turqisë. Pakoja fituese përfshinë: Biletën e aeroplanit (kthyese); Biletën e ndeshjes futbollistike; Akomodimin në hotel (fjetja+mëngjesi); Transportin prej aeroportit në hotel dhe anasjelltas.

Përpos kësaj, përfituesit e këtyre biletave do të jenë pjesë e organizimit të Fan Klubit të Galatasaray në Prizren, i cili do t’i shoqërojë gjatë gjithë udhëtimit të tyre për ndeshjen GALATASARAY vs. ARSENAL. Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese është dashur vetëm të vizitohet pika e ALBA Qeramikës në Prizren dhe të plotësohet formulari përkatës.

Përfaqësuesit e kompanisë ALBA Qeramika janë shprehur se ndihen krenarë që kanë mundësinë të përkrahin sportdashësit. Ata thanë se në projektet e kompanisë së tyre janë edhe disa forma tjera të përkrahjes së sportit dhe sportdashësve kosovar.

Katër përfituesit e lojës shpërblyese u shprehen shumë të kënaqur që ALBA Qeramika, përmes lojës shpërblyese, u ka dhënë atyre mundësinë të jenë pjesë e tifozerisë në stadiumin Turk Telekom Arena në Stamboll.