Alba Pollozhani: Nuk dua mashkull tjetër përveç Limit
Foto: YouTube
13/01/2026
Alba Pollozhani ka habitur disa nga banorët me deklaratat e saj për Lim Hotin pas përfundimit të spektaklit.
Në një diskutim me Hygertën dhe Labin, banorja tha se nuk dëshiron të njoh asnjë mashkull tjetër gjatë jetës së saj, pasi është e dashuruar me Limin.
“Vetëm një dashuri kam në jetë, dhe ai është Limi. Nuk dua të njoh asnjë mashkull tjetër", tha ajo.
Tutje shtoi: "Nëse jo me Limin, atëherë nuk dua të jem me askënd tjetër. Më mirë vetëm se me dikë që nuk e dua”.
“Limi është ekstrem shumë i mirë”, tha banorja.
Pas kësaj deklarate, Labi i tha Albës se kjo është e gabuar dhe se e njëjta mund ta gjejë dikë tjetër në një të ardhme.
Limi nga tjetra anë ka shkëmbyer puthjen e parë me banoren Dolce. /Telegrafi/


