Alaska, e mistershme dhe e mahnitshme
25/01/2017
Natyra që karakterizon Alaskën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ngjason me asnjë tjetër.
E mbushur me pyje, male dhe liqene, gjatë stinës së dimrit gjithçka bëhet edhe më madhështore në këtë vend.
Klima e ftohtë dhe polare që e veçon Alaskën, ndikon që të renditet në listën e dhjetë vendeve më të ftohta të botës, ndërsa mbijetesa e banorëve në një ambient të tillë padyshim se është e vështirë. /Telegrafi/


