Please enter at least 3 characters.

Alarmi i rrejshëm për bombë në Prishtinë, policia thotë se rasti është ende duke u hetuar

2022/07/policia-heton-rastin-e-Bon-Vivant-shiriti-policor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me alarmin për bombë që ndodhi mbrëmë në rrugën “Eqrem Qabej”, përkatësisht në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Policia ka thënë se pas pranimit të një informate ‘’kërcënim me bombë’ në lokacionin e lartëcekur, njësitë relevante policore përfshirë njësiti K9, njësiti për deminim, njësiti antiterror kanë dalur në vendngjarje ku është bërë kontrollimi i lokacionit por nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë.

Lidhur me informatën është iniciuar rasti si më lartë i cili vazhdon në procedurat hetimore. /Telegrafi/