Alarm për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, por nuk u gjet asgjë e dyshimtë
12/11/2025
Një alarm për bombë është raportuar sot në një shkollë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë bërë kontrollin e plotë të objektit shkollor.
Sipas njoftimit zyrtar, prokurori kujdestar është informuar menjëherë për rastin, ndërsa pas verifikimeve është konstatuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në objekt.
“Prokurori i shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për çështjen në fjalë”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.
Hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.


