Please enter at least 3 characters.

Aktorja e Harry Potter zbulon se ishte 37 vjeçe kur luajti rolin e një fantazme 14-vjeçare në sagën e njohur

Një aktore e cila ka luajtur në filmin serik Harry Potter ka zbuluar se ishte 37 vjeçe kur portretizoi personazhin e fantazmës, të një vajze 14-vjeçare.

Ylli, tashmë 60 vjeçe, luajti personazhin e paharrueshëm në filmin e vitit 2002 të Harry potter, Harry Potter And The Champer Of Secrets dhe e përsëriti të njëjtin rol në filmin e vitit 2005, Goblet Of Fire.

Moaning Myrtle dikur ishte një nxënëse e shkollës Hogwarts deri në vdekjen e saj të parakohshme dhe prej asaj kohe fantazma e saj kishte përndjekur banjën e vajzave në katin e dytë.

Ajo u fiksua pas magjistarit Harry, i cili kishte treguar mirësjellje ndaj saj.

Megjithatë, aktorja që qëndron pas personazhit – Shirley Henderson – tani ka zbuluar se ishte 37 vjeçe kur e luajti rolin, i cili bazohej te një adoleshente 14-vjeçare.

Në një intervistë të re, Shirley tha se drejtuesit e kastit mendonin se ajo ishte zgjedhja e duhur për rolin dhe i kishin thënë të mos e zbulonte moshën e saj të vërtetë gjatë audicionit.

Shirley tha për The Independent: “Drejtori i kastit më tha: ‘Provoje — dhe mos e përmend moshën tënde’”.

Aktorja vazhdoi: “Kur më kërkuan për herë të parë të bëja një audicion, nuk e dija kush ishte Harry Potter. Por motra ime, e cila po rrinte me mua, i kishte lexuar librat.

“Megjithatë, nuk isha e bindur se mund të luaja një vajzë 14-vjeçare, sepse në atë kohë isha në të tridhjetat”.

Kur erdhi momenti për t’u takuar me shefat, Shirley siguroi që të dukej si duhet për t’i dhënë vetes shansin më të mirë për të marrë rolin.