Please enter at least 3 characters.

Aktori i famshëm turk, Halit Ergenç i pranishëm në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Foto: Instagram

Aktori Halit Ergenç, i famshëm për rolin e Sulltan Sulejmanit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ka mbërritur në Festivalin e 32-të të Filmit në Sarajevë.

Regjisori boshnjak Srdan Vuletic publikoi fotografi së bashku me aktorin dhe me humor shkroi se kishte vendosur të fotografohej me “Sulejmanin e Madhërishëm”.

Ergenç është i përfshirë edhe në projektin “The Valley”, me regji të Ozcan Alper, i cili po prezantohet në kuadër të seksionit CineLink Drama të festivalit.

Në projekt, Ergenç është një nga producentët, së bashku me Soner Alper, Seda Turan, Erman Bostan dhe Ozcan.

Kjo nuk është vizita e parë e aktorit në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Ai kishte qenë atje edhe në vitin 2014, kur kishte treguar se historia e Sarajevës e kishte prekur shumë emocionalisht dhe se shpresonte të rikthehej sërish.

Gjatë asaj vizite, Ergenç kishte vizituar edhe Tunelin e Shpresës, së bashku me aktorin turk Kenan Imirzalioglu.

Kthimi i tij në Sarajevë ka ngjallur interes të madh te publiku, veçanërisht te fansat që e njohin nga roli.

Prania e Ergençit në festival sjell edhe një tjetër lidhje mes kinematografisë turke dhe asaj të rajonit. /Telegrafi/