Aktore dhe këngëtare, Xhodi Skura hyn në BBVA 5
Xhodi Skura, aktore dhe këngëtare shqiptare, është banorja tjetër që i bashkohet shtëpisë së BBVA 5.
Ajo ka lindur dhe është rritur në Tiranë, në një familje të lidhur ngushtë me artin, ku prindërit dhe motra e vëllai i kanë dhënë një mbështetje të vazhdueshme.
Xhodi ka studiuar në liceun artistik, ku edhe i ati ka punuar si mësues, duke ndikuar që dashuria për artin të zhvillohej që herët tek ajo.
Ajo ka marrë pjesë në The Voice, ku u eliminua gjatë fazës së betejave, dhe ka punuar për disa vite si aktore në serialin “Al Pazar”.
Një humbje e rëndë e ka shënuar jetën e saj katër vite më parë, kur babai i saj humbi jetën për shkak të Covidit, një përvojë që la gjurmë të thella tek Xhodi.
Banorja është e njohur si një vajzë e ndjeshme, solare, me humor dhe ëndërrimtare.
Gjatë hyrjes së saj në BBVA 5, ajo surprizoi gjyshen e saj, duke krijuar një moment të ngrohtë dhe emocional brenda shtëpisë, ndërsa gjyshja u shpreh se ndihet shumë e lumtur që po sheh mbesën e saj pjesë të këtij spektakli. /Telegrafi/


