Please enter at least 3 characters.

Aktivitet i pazakontë në atë që dikur ishte kamp përqendrimi, me histori shumë famëkeqe (Video)

2016/12/Aktivitet-i-pazakontë-në-atë-që-dikur-ishte-kamp-përqendrimi-me-histori-shume-famekeqe-foto.jpg

Në një objekt të boshatisur në perëndim të Rusisë, që dikur ishte kamp përqendrimi për ata që nuk i bindeshin pushtetit të Stalinit, ka ndodhur një aktivitet i pazakontë.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar një sferë të çuditshme, që shfaqet në njërin kënd i korridorit dhe del në tjetrin pa lënë asnjë gjurmë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, i ka befasuar kujdestarët e hapësirës që tani shfrytëzohet si muze.

Sipas tyre, kjo është shpirti i atyre që shërbyen në këtë vend famëkeq, vetëm pse protestonin sistemin e dhunshëm. /Telegrafi/