Please enter at least 3 characters.

Aktivistja Malala, operacion në kafkë

2016/01/f.0130152626890_m.jpg

Mjekët në Spitalin Mbretëresha Elizabetë në pjesën veriore të Anglisë, thanë se Malala do t’i nënshtrohet një operacioni të ndërlikuar për zëvendësimin e një pjese të kafkës së saj me një pllakë prej titanit.

Ata thonë se Malala është krejtësisht e shurdhër në veshin e saj të majtë dhe se mjekët do ta vendosin një pajisje për t’i ndihmuar të dëgjojë, transmeton “Evropa e Lirë”.

Mjekët kanë theksuar se Malala nuk ka treguar shenja të tjera të lëndimit të vazhdueshëm të trurit, siç është humbja e memories ose ndryshime hormonale.

15 vjeçarja Malala ishte qëlluar me armë në muajin tetor të vitit të kaluar, derisa ajo kthehej nga shkolla, në rajonin e trazuar Swat në Pakistan.

Ajo ishte sulmuar nga talibanët për shkak të punës së saj në promovimin e arsimit të vajzave. /Telegrafi/