Please enter at least 3 characters.

Aktivistja e PSD-së fishkëllen e gjuan letra në drejtim të Kurtit, mbrojtja e afërt e nxjerr jashtë

2023/12/aktiviste.png

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Sonila Pllashniku ka tentuar të ndërpresë fjalimin e kryeministrit të  Kosovës, Albin Kurti, i cili sot mori pjesë në një konferencë për rini në Bibliotekën Qendrore Universitare në Prishtinë.

Aktivistja ka fishkëlluar dhe ka gjuajtur disa letra në drejtim të Kurtit.

Pas këtij aksioni, ka ndërhyrë sigurimi i Kurtit, duke e larguar aktivisten nga salla. /Telegrafi/