Please enter at least 3 characters.

Aksion i përbashkët antiterrorist Maqedoni - Kosovë - Shqipëri

2016/11/policia-speciale.jpg

Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova kanë kryer një aksion të bashkërenduar antiterrorist, për arrestimin e disa personave të dyshuar për regrutim të luftëtarëve për në ISIS, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave që i publikuan mediat në Kosovë dhe Shqipëri, të dyshuarit kanë planifikuar sulme terroriste në Ballkan.

Ndërkaq, burime të sigurta brenda Prokurorisë së përgjithshme, thonë për agjencinë e lajmeve META se edhe Maqedonia është e përfshirë në këtë operacion, duke paralajmëruar më tepër informacione brenda ditës./Telegrafi/