Please enter at least 3 characters.

Aksidentoi për vdekje të miturin në rrugën Klos-Burrel, arrestohet shoferi

Policia e Dibrës ka vënë në pranga shoferin i cili mbrëmjen e kaluar përplasi për vdekje të miturin në rrugën Klos-Burrel.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasi L. D., 53 vjeç humbi kontrollin e furgonit që drejtonte dhe përplasi të miturin që ndodhej në anë të rrugës.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin e traumës për shkak të plagëve të marra, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. /Telegrafi/