Please enter at least 3 characters.

Aksidentohet këngëtari i njohur maqedonas, tani është jashtë rrezikut për jetën

2016/10/Zoran-Maxhirov.jpg

Muzikanti i mirënjohur Zoran Maxhirov dje është lënduar në një fatkeqësi trafiku që ndodhi dje në mbrëmje në rrugën Strumicë-Shtip tek vendi i quajtur 'Kravarnik', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maxhirov nga spitali i Strumicës menjëherë është dërguar në klinikat e Shkupit, prej nga informojnë se është jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti ka ndodhur pasi Maxhirov me veturën 'Mercedes', goditi fortë në një makinë - rëshqiti dhe u rrotullua në rrugë.

Maxhirov ishte i vetëm në veturë. Në botë Maxhirov njihet si 'bottle man', që do të thotë njeriu që luan në bidonë./Telegrafi/